
Territori shqiptar do të mbetet në ndikimin e presionit të ulët atmosferik duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë prezentë në të gjithë vendin.
Po ashtu, problematike do të jenë ngricat në të gjitha akset rrugore të zonave malore ku temperaturat janë disa gradë nën zero. Në ndikimin e kushteve të motit të kthjellët, por të ftohtë do të mbetemi edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në mëngjes, por mesdita ruan vlera konstante të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 10°C.



