
Protesta e së martës pasdite kundër ndërtimit të Kullës në qendër të Tiranës nuk do të jetë e fundit për lëvizjen Bashkë. Të drejtuar nga Arlind Qori, aktivistët dhe anëtarët e lëvizjes bënë thirrje për pezullim të punimeve dhe nisjen e menjëhershme të hetimeve nga SPAK.



