
“Kina po ndjek nga afër zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe u kërkon të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të parandalojnë daljen e situatës jashtë kontrollit”.
Kështu tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying, e cila shtoi gjithashtu se Kina kundërshton termin “pushtim” për të etiketuar operacionet ruse në Ukrainë.
Ajo e cilësoi si një përdorim të paramenduar të fjalëve dhe stil tipik të mediave perëndimore.
Ndërkohë, Kina ka ftuar bashkatdhetarët e saj në Ukrainë që të qëndrojnë në shtëpi ose të vendosin një flamur kinez në automjetet e tyre nëse duhet të udhëtojnë në distanca të gjata.
Rusia nisi agresionin ndaj Ukrainës, gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, duke sulmuar qytetet kryesore të vendit.
Sulmet ushtarake të koordinuara po ndodhin në disa qytete strategjike si Kharvik, Odesa por edhe në kryeqytetin Kiev.



