I gjejnë 71 kg kanabis në banesë, shpallet në kërkim sarandioti

I gjejnë 71 kg kanabis në banesë, shpallet në kërkim sarandioti

Një sasi prej 71 kilogramë kanabis sativa është sekuestruar në një banesë në fshatin Golem të Gjirokastrës, ndërsa është shpallur në kërkim poseduesi.

“Në bazë të informacioneve të mara në rrugë policore se në fshatin Golem, Gjirokastër, në banesën e shtetasit J.K kishte lëndë narkotike Cannabis Sativa, nga seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, u krye kontroll në këtë banesë. Nga kontrolli i ushtruar u gjetën 71 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e cila ishte e futur në disa thasë, si dhe një sasi prej 54.5 gr lëndë narkotike në trajtën e pluhurit (çokollatë) e dyshuar kanabis sativa”, sqaron policia.

Policia shpalli në kërkim shtetasin J.K., 53 vjeç, banues në Sarandë dhe po punohet për kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për hetim të mëtejshëm për veprën penale  “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1  i Kodit Penal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy