
Analizimi i këngëve dhe këngëtareve të Eurovision, këtë vit erdhi me ngjyra të shumta.
Gazetarja Xhiliola Lamaj, në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, e cilësoi këtë vit kompeticonin e Eurovision, më shumë si një paradë për mbrojtjen e ngjyrave të homoseksualëve teksa nuk kihet parasysh se mesazhet nuk përcillen drejt për një familje.
Ishte parada më me shumë ngjyra e homoseksualeve, skam paragjykime, por fakti që Eurovizion ishte në një moment që të gjithë e ndiqnin dhe aty kishte familjare që kishin fëmijët afër, ose prindërit dhe mënyra se si debutuan, si Spanja, por meshkujt që kishin veshur tanga, kjo ishte një ndjenjë kontraversale, nuk po kuptoje dot, çfarë është femra apo meshkuj, dhe aty ke dyshime a është vajzë apo çun.
Dhe pa dashur aty kalojnë drejt degradimit, degjenerimit të mënyrës se si duhet të përçojë një mesazh, dhe kjo gjë nuk më pëlqen fare.
Konkurenca me femrat dhe meshkujt dhe thua a është femër apo mashkull dhe ne këtë mënyrë pa dashje arrin që këto këngëtare që duna të përvjelin një mesazh, që pëm3s këngës, profilit, imazhit, arrin të sjell afër vetes një audiencë të jashtëzakonshme dhe pa dashur ngatërrohen.
E kemi vënë re që jo vetëm këngëtar që hajt e do skenën por jo të kalojë në banalitet, degradime, sepse kemi fëmijë që janë të ekspozuar dhe pse të mos emitojë
Gazetarja Lamaj, analizoi edhe performacën e përfaqësuese së Shqipërisë në Eurovision. Sipas saj Besa Kokëdhima, u mundua të arrinte majën, si një ngjashmëri me Ana Oxën, por nuk ja arriti.
Këngët shqip rrallë më ngjisin se duhet të ketë edhe mesazh.
Perfomanca e Besës ishte dinjitoze, dhe duke marrë parasysh se gjithmonë ajo është prezantuar me shtirje vokale shume të plotë, të rrumbullakosur ne nota.
Ishte mirë por nuk mjaftonte pra tentonte që të arrinte majën, kulminacionin dhe unë arrita të kuptoja energjinë. Tentonte që të kapte kombinacionin e këngës nuk e mbushte dot vokalisht. Besa më erdhi si forma e Ana Oxes, në formë, si jehonë, por nuk e realizoj aty deri ku duhej.



