Aktivisti i “Qëndresës Qytetare” Rigels Xhemollari foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi protestën që do të zhvillohet të martën para Kryeministrisë, ku pritet të mos mbahen fjalime me mikrofon. Xhemollari tha se kryeministri Rama reagon vetëm kur qytetarët i zënë derën.
Kemi vendosur të bëhemi sërish bashkë sepse pamë një kryeministër që reagon vetëm kur ata i zënë derën para Kryeministrisë. Kur ne u shkëputëm nga protesta, kryeministri nisi të postojë gjëra jashtë Paketës së Rezistencës dhe çmimi i karburanteve u rrit. Protesta e ditës së martë do ketë veçori tjetër, nuk do orientohen te fjalimet dhe kërkesat. Kemi menduar të heqim mikrofonin dhe të bëjmë një protestë me thirrje dhe pankarta që vijnë nga vetë qytetarët. Parashikojmë edhe një protestë dhe marshim ditën e shtunë, kur mund t’i rikthehemi mikrofonit. Qeveria jonë është treguar më dorështrënguara në rajon, dhe mendojmë që hapësira për të reduktuar disa nga çmimet që s’kanë mundësi të plotësojnë shportën ushqimore apo të përdorin transportin publik. Ky është një vend që po tregon se vetëm nga protestat mund të përparojë”.
Duke iu referuar deklaratave të Palokës, Xhemollari u shpreh se shpreson që ai ta tërheqë deklaratën e bërë. “Nga informacionet që kemi të hënën mund të ketë edhe dorëheqje apo shkarkime të disa ministrave”, tha ai.



