Pusteci kundër qendrave pritëse/ Sterjovski: Nëse qeveria nuk ndryshon vendimin do të ndjekim rrugët ligjore

Pusteci kundër qendrave pritëse/ Sterjovski: Nëse qeveria nuk ndryshon vendimin do të ndjekim rrugët ligjore

Aleanca e Maqedonisë për Integrim Evropian është kundër vendimit të qeverisë për hapjen e tre qendrave pritëse për emigrantë në Bashkinë Pustec, duke theksuar se ai është marrë pa konsultim me komunitetin maqedonas dhe pushtetin vendor.

 

Kryetari i Bashkisë Pustec, Vasil Sterjovski tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se zonat e parashikuara ndodhen në Parkun Kombëtar të Prespës dhe në zona turistike, çka rrezikon mjedisin, turizmin dhe thellon shpopullimin, në një kohë kur banorët kërkojnë investime dhe zhvillim të qëndrueshëm.

 

Sipas Sterjovskit, nëse qeveria nuk reagon, do të ndjekin rrugën ligjore në gjykatë.

 

Ky vendim është marrë pa konsultimin e banorëve, pa konsultimin e pushtetin lokal, këshillit bashkiak dhe aktorët e tjerë, në shkelje edhe të vetëqeverisjes vendore. 

 

Nuk e di si e kanë marrë këtë vendim pa pyetur asnjë njeri. Është bashki shumë e vogël dhe imponojnë ndërtimin e 3 qendrave, ndërkohë që i gjithë territori është park kombëtar, bashkia është shpallur zonë turistike. 

 

I jem drejtuar edhe me shkresë qeverisë për të rishikuar që të hiqet Pusteci. 

 

Nëse nuk do të ketë asnjë reagim nga ana e qeverisë pastaj do të ndjekim masat ligjore duke ankimuar në gjykatën përkatëse këtë vendim të qeverisë dhe duke njoftuar dhe institucionet ndërkombëtare që merren me të drejtat e pakicave.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy