
Stuhia tropikale Florence ka goditur të shtunën Karolinën e Jugut dhe atë të Veriut, duke shkaktuar tetë të vdekur.
Florence nisi të premten si uragan, por intensiteti i tij ra pasi kaloi në Karolinën e Veriut dhe të Jugut. Megjithatë, në këto të dy shtete priten përmbytje të të mëdha pasi niveli i ujërave është në rritje pëe shkak të reshjeve të dendura.
Për këtë arsye, rreth 50 persona të bllokuar u evakuuan me helikopter, ndërsa 26 mijë të tjerë janë strehuar në qendra të përkohshme. Një numër i madh rrugësh janë mbyllur nga autoritetet për shkak të rrezikut të rrëshqitjes së dherave dhe shembjes së urave.
Rreth 676 00 shtëpi dhe biznese mbetën pa energji në Karolinën e Jugut, ndërsa 119 000 të tjera në atë të Jugut.
Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se presidenti Donald Trump ka miratuar fondet për përballimin e situatave në zonat e prekura.
Ai pritet t’i vizitojë javën e ardhshme zonat e goditura.



