Zululand / Nano: Diversiteti fetar është një problem për shqiptarët; Sytari: Jo, Zoti na ka bekuar me diversitetin fetar

Zululand / Nano: Diversiteti fetar është një problem për shqiptarët; Sytari: Jo, Zoti na ka bekuar me diversitetin fetar

Në Zululandin e sotëm, Mustafa Nano kish ftuar Muhamet Sytarin, myftiun e Shkodrës. Sytari përsëriti edhe njëherë kritikën që kish bërë në një televizion lokal, se arrestimet e disa myslimanëve me akuzën për terrorizëm para ndeshjes Shqipwri-Izrael nuk duheshin bërë në atë mënyrë që u bënë, sepse klima që krijohet në rrethana të tilla është anti myslimane.

Më pas, biseda vijoi me keqleximet - ky ishte termi i përdorur nga i ftuari, "keqlexim" - që disa myslimanë i bëjnë Kuranit dhe doktrinës islame. Sipas Sytarit, terroristët e radikalët nuk janë myslimanë, ndonëse veprojnë e sillen në emër të Islamit. Këtu ndërhyri dhe Nano, duke i thënë se "nuk është e drejtë që t'i bëni dalje këta njerëz, pasi janë tuajët", dhe pas kësaj të dy ballafaquan idetë me njëri-tjetrin.

Në fund ata debatuan lidhur me faktin, nëse diversiteti fetar e ndihmon apo e penalizon një komb në ecurinë e vet. Sytari mbrojti idenë se "ne shqiptarët jemi të bekuar që kemi shumë fe", ndërsa Nano mbrojti tezën se diversiteti fetar është një gjë që na ka penguar. Dhe ne duhet të bëjmë mos të mësojmë të merremi me këtë problem tonin në mënyrë që zvogëlojmë dëmet, tha në thelb moderatori i Zululandit.

"Një nga mënyra për të zvogëluar dëmet është forcimi i tolerancës ndërfetare", ia bëri ai. Kjo tezë u mbështet fort edhe nga Muhamet Sytari, i cili vuri në dukje përpjekjet që bëhen brenda komunitetit mysliman për ta forcuar bashkëjetesën mes feve në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy