Basha me gazetarë: Jemi në pandemi ekonomike, 61 mijë vende pune të humbura

Basha me gazetarë: Jemi në pandemi ekonomike, 61 mijë vende pune të humbura

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët vijoi akuzat kundër qeverisë për menaxhimin e situatës.

Basha, akuzoi qeverinë se po shtynë vendin drejtë një krize të thellë ekonomike, ndërsa tha se gjatë këtyre javëve të pandemisë, qytetarët janë varfëruar edhe më shumë.

Me një bashkëbisedim me gazetarë, Basha u shpreh se gjatë këtyre tetë javëve mbi 60 mijë persona kanë humbur vendin e punës, ndërsa shtoi se në total janë vetëm 41.5 mln euro që qeveria i ka shpërndarë për t’u ardhur në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve.

"Me mijëra qytetarë që kanë humbur vendet e punës cfarë do të ndodhë. Pas 31 majit. Shumica e lokaleve nuk kanë hapësira jashtë dhe përjashtohen nga aktiviteti, po me kreditë, po ata që nuk kanë përfituar asgjë? Gjendja është dramatike, bizneset po shkojnë drejt falimentimit. Faturat e energjisë dhe energjisë, ju shkojnë prapë, asgjë nuk ndryshuar.

Ndërkohë që ne vetëm gjatë këtyre 8 javëve për shkak të mungesës totale të kujdesit për njerëzit, për ekonominë dhe për vendin kemi humbur vetëm sipas Tatimeve mbi 60 mijë vende pune, shifra mund të jetë dy herë më lartë se kaq. Le të marrim Kosovën, përmes formalizimit kryesisht ka shënuar 6 mijë vende të reja pune gjatë këtyre dy muajve. Edhe një herë vetëm sipas Tatimeve ne kemi humbur 10 herë më shumë, 61 mijë vende pune.

Pandemia ekonomike po i zë vendin me shpejtësi pandemisë COVID-19. Është një problem, i cili po zmadhohet me një shpejtësi të frikshme dhe po prek të gjitha familjet shqiptare, duke shkaktuar pasiguri, varfërim dhe papunësi në të gjithë shtresat e popullsisë, natyrisht në veçanti ata që janë më të pambrojtur dhe në pamundësi ekonomike”- tha Basha, i cili vuri në dukje se varëria e njerëzve edhe para pandemisë, tani po thellohet. “Fatkeqësisht sjellja e qeverisë Rama gjatë pandemisë i ka bërë edhe më të varfër, ndërkohë që po e shtyn Shqipërinë drejt një krize edhe më të thellë ekonomike.

Në këto 7 vite taksat janë rritur nën këtë qeveri më shumë se në gjithë botën. Janë rritur energjia eklektrike, tarifat e tjera. Tani që kishin shqiptarët nevojë për ndihmë, ndihma ka munguar. Çfarë do të ndodhë pas 31 majit me mijëra qytetarë që i kanë humbur vendet e punës? Çfarë do të ndodhë me ata biznese që nuk hapin dot dyert? Ka shumë biznese që s’kanë hapësira jashtë dhe do të duhet të rrinë mbyllur. E kuptoni që gjendja është dramtike? Këto biznese po shkojnë drejt falimentimi. Po iu shkojnë fatura e ujit e dritave dhe fatura iu shkon afrofe. Ende nuk është marrë asnjë masë për turizmin, rregulla në hava por ende asnjë masë. Ndërkohë fermerënt që kanë qene në krizë të vazhdueshme sot po kalojnë krizën më të rëndë. I keni parë fermerët në Korcë si i hedhin patatet? Ky është një rast, ndërsa përballë tyre kemi një qeveri pa asnjë plan.

Ende asnjë masë për fermerët, sot janë në krizën më të thellë që mbajnë mend. Qeveria nuk ka asnjë plan. Në kulmin e kësaj krize, mbrëmë brenda natës morën vendimin dhe e botuan për të grabitur Teatrin Kombëtar. Për të marrë vendimin për të mbështetur shqiptarët iu deshën dy javë, dhe dy javë për ta botuar në Fletoren Zyrtare, zgjaten për të dhënë ndihmë, por kur vjen puna për të grabitur bëhet brenda natës".

"Tani pandemia ekonomike që po pllakos është kërcënimi numër një për sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Janë hedhur me aferat e vjetra nga koncesionet e reja para dy javësh, te teatri kombëtar, duke ia dhënë bashkisë së Tiranës që është lavatriçe e parave të drogës. Me hir apo pa hir zhvilluesit janë të detyruar të pranojnë. Po kërcënohet cdo person dhe po betonizohet cdo hapësirë në Tiranë. Është regjim në grahmat e fundit, se meriton emrin qeveri”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së, ka reaguar edhe ecurisë së protestës së sotmë dhe reagimit të policisë kundër protestuesve në shesh, që paraditen e sotme janë shoqëruar zvarrë në polici, pasi kanë tubuar për të drejtat e tyre.

“Është e njëjta gjë që ndodhi dje dhe pardje, e dënoj me ashpërsi maksimale këtë shellje prej regjimi. Është shkelje elementare e të drejtave të njeriut, ky trajtim që i bëhet njerëzve që protestojnë për liritë dhe të drejtat kushtetuese nuk ka gjasë të ndodhë në një vend që pretendon të hapë negociatat me BE, është ngjarje tipike për një regjim”- tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy