Seanca për Veliaj/ Lala: Për herë të parë në historinë e gjykimeve të personazheve të njohur, medias nuk iu lejua as të kalojë pragun e Gjykatës

Seanca për Veliaj/ Lala: Për herë të parë në historinë e gjykimeve të personazheve të njohur, medias nuk iu lejua as të kalojë pragun e Gjykatës

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit la në fuqi, të mërkurën në mbrëmje, pas një seance maratonë për vlerësimin e masave të sigurisë, arrestin me burg për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkohë, për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, "arresti në shtëpi" është zëvendësuar me "Detyrim paraqitje" dy herë në muaj dhe "Ndalim të lëvizjes jashtë vendit".

Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, ndau një fakt të pazakontë lidhur me këtë proces.

Sipas saj, për herë të parë në historinë e gjykimeve të personazheve të njohur, medias nuk iu lejua as të kalonte pragun e Gjykatës gjatë seancës për Veliaj.

Ishte një ndalim i paprecedentë, pasi për herë të parë, gazetarët nuk ishin lejuar të futeshin as në rrethimin e gjykatës dhe nuk mundën të bënin asnjë fotografi.

Media nuk u lejua të kalonte as pragun e Gjykatës. Nuk e kishim të drejtën as të bëjmë një foto të seancës. Kjo është një situatë e paprecedentë, pasi është hera e parë që nuk kemi mundur të realizojmë asnjë lloj raportimi visual. sepse ne aty kemi një zyrë por nuk jemi lejuar të futemi.

Po ashtu, gjatë seancës ka pasur debate mes Veliaj dhe prokurorit Olsi Dako. Veliaj e ka etiketuar prokurorin si ‘lunatik’, duke thënë se ai ishte një person që e përndiqte.

Në seancën që zgjati deri pas orës 22:00, gjykata la në fuqi masën e sigurisë për Veliajn, por lejoi lehtësim për bashkëshorten e tij. Veliaj, i cili sipas informacioneve nuk kishte kërkesa të veçanta gjatë seancës, është ofruar vetëm me ujë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy