Ishin magazinuar 318 ton mbetje të rrezikshme, IKMT gjobit dhe pezullon “Albchrome” në Elbasan (VIDEO)

Ishin magazinuar 318 ton mbetje të rrezikshme, IKMT gjobit dhe pezullon “Albchrome” në Elbasan (VIDEO)

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshkuar me gjobë dhe pezullim të përkohshëm të aktivitetit kompaninë “Albchrome”. 

 

Drejtoria Rajonale e IKMT-së Elbasan kreu inspektim në këtë subjekt me fokus menaxhimin e mbetjeve dhe trajtimin e tyre. 

 

Gjatë kontrollit është konstatuar se subjekti kishte të magazinuara në ambientet ku ushtron aktivitetin rreth 318 ton mbetje të rrezikshme, të dala nga sistemi i pluhur kapsit. 

 

Për këtë sasi mbetjesh që konsiderohen të rrezikshme, subjekti nuk dispononte asnjë kontratë transferimi për evadimin, asgjësimin apo përpunimin e tyre. Në zbatim të ligjit, IKMT ka vendosur dënimin me gjobë në vlerën 4.000.000 lekë. 

 

Gjithashtu, është marrë edhe dënimi administrativ me pezullim të aktivitetit deri në asgjësimin e plotë të mbetjeve sipas legjislacionit në fuqi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy