
Raimond Dervishi, inxhinier gjeodet tha në studion e MCN Economy se ndërtimi i ‘kioskave moderne’ është lejuar vetë nga institucionet.
Sipas Dervishit lirimi i hapësirave nuk është një aksionin prishjeje pasi ato territore i takojnë njerëzve.
Janë kioskëzimet moderne të pas vitit 2000. Ajo që pak të drejtë që kanë është se këto janë lejuar vetë nga këto institucione duke shpikur VKM, me nenin 7 për t’ia dhënë si hapësira të përkohshme. Qeveria ka marrë aksion tjetër, është tejet normale.
Nuk është aksion prishjeje, është lirimi i atyre hapësirave të përkohshme që këto njerëz i kanë marrë. Ata janë të publikut i takojnë publikut. Nuk është normale që të vërtitet një familjar në karrocë me fëmijë, të dalë në rrugë të makinave se do të bëjë dikush një biznes, se ai ka blerë pjesë e apartamentit ose të njësisë brenda. Nuk ka blerë trotuarin.
Vuri një tende, ca xhama, ca tulla, çatinë dhe tapinë dhe thonë është e imja. Ato janë hapësira publike që i përkasin banorëve, nuk i përkasin subjekteve private. Cdo kompleks banime, kush shkon është brenda kritereve, sa të vihet në fgunksion më shpejt lulëzojnë këto kioskat moderne sesa ato bimët që mbjellin.



