Përjashtimi i Trump-it nga platformat sociale hap debatin për lirinë e fjalës  

Përjashtimi i Trump-it nga platformat sociale hap debatin për lirinë e fjalës  

Kur Twitter mori vendimin për të larguar definitivisht Donald Trump-in nga platforma më 9 janar, ky u vlerësua nga shumë si momenti që “mbushi kupën”.

Edward Snowden, ish-kontraktori i NSA-së, i cili zbuloi dokumente tepër sekrete në lidhje me mbikëqyrjen e qytetarëve amerikanë, shkroi në Twitter: "Për të mirë ose për të keq, kjo do të mbahet mend si një pikë kthese në betejën për kontrollin e fjalës dixhitale".

Masa e Twitter-it për të përjashtuar presidentin dhe ajo e Facebook-ut për ta pezulluar atë derisa të mbarojë tranzicioni i pushtetit, ka hapur një debat të madh mbi rolin dhe fuqinë e platformave të teknologjisë.

Ndërsa debati zien rreth asaj se a është e drejtë që platformat ta pezullojnë presidentin, gjithashtu vihet në pikëpyetje roli i platformave të mediave sociale si botues.

Botuesit mbahen për standard më të lartë për përmbajtjen - që do të thotë se platformat e mediave sociale nuk mund t’i mbyllnin më sytë para përmbajtjes në platformat e tyre. Si një rrjet i thjeshtë, ata mund të argumentojnë se nuk janë përgjegjës për materialin e botuar në faqet e tyre.

Kjo vjen pasi BE zbuloi planin për të futur brenda një kornize të re ligjore ato që njihen si Big Tech, në dhjetor të këtij viti. Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA) përfundimisht do të bëhet pjesë kryesore e legjislacionit në atë që aktualisht është një hapësirë ​​shumë e parregulluar.

Komisioneri i BE-së, Thierry Breton, shkroi në Twitter se sulmi mbi Capitol Hill ishte "11 shtatori i mediave sociale". / Euronews /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy