
Franca ka regjistruar temperaturën më të lartë qëkur kanë filluar regjistimet e para.
Në Carpentras, në juglindje të vendit, temperature ka arritur sot në 44.3 gradë Celcius, duke thyer rekordin e mëparshëm 44.1 gradë Celcius, e regjistruar në Montpellier dhe Nimes në gusht 2003.
Meteorologët francezë thonë se ky rekord i ri ka gjasa të thyhet po sot pasi temperatura është regjistruar herët.
Qindra shkolla janë mbyllur në Francë dhe në të tjera prindërit janë këshilluar t’i çojnë fëmijët në shtëpi sa më shpejt. Provimet e disa klasave janë shtyrë për javën tjetër.
Temperaturat e larta kanë përfshirë të gjithë Europën.
Në Spanjë, një 17-vjeçar vdiq ndërsa punonte jashtë në një zonë të Andaluzisë.
Një 80-vjeçar vdiq të enjten për shkak të temperaturave të larta në Valadolid.



