
Operacioni tokësor do të zgjerohet në vende të tjera të Rripit të Gazës.
Kështu tha ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant i cili përsëriti se Izraeli do t'i çojë liderët e Hamasit në të vetmet vende që ata meritojnë, në varreza ose në burg.
"Ushtria parashikon vazhdimin e operacionit tokësor në Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës dhe në zona të tjera të luftës.
Khan Yunis është bërë kryeqyteti i ri i terrorizmit", tha më tej Gallant.



