
Në asnjë dokument të BE-së nuk shkruan se Serbia duhet të njohë Kosovën për të qenë pjesë e unionit. Kështu ka deklaruar sot Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç.
Sipas agjencisë serbe të lajmeve, “Tanjug”, Milanoviç ka sqaruar prapaskenat e Forumit të Prespës në Ohër.
Sjellim në vëmendje që kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi në fillim të qershorit se Prishtina dhe Beogradi s’do mund të anëtarësohen në BE pa njohur njëra-tjetrën. Po ashtu PE tha se marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve duhet të bazohet në njohje reciproke.



