
Drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça është vendosur në 'arrest shtëpie' pasi akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sisitemit TIMS, një ngjarje mbi të cilat pak ditë më parë është ngritur edhe një komision hetimor parlamentar.
Lidhur me këtë eksperti i IT Besmir Semanaj në MCN Live u shpreh se kjo nuk ka të bëjë vetëm me ekspertin e IT, porse ka një porositës të interesuar për daljen e këtyre të dhënave.
Ai tha se kemi të bëjmë me një ëkryqëzim të dhënash që mund të përdoren dhe për shantazhe dhe se kjo është një situatë mjadft delikate.
Sipas tij kemi të bëjmë me një krim kibernetik ku gjurmët mund dhe të fshihen, ndrësa thekson se dyshon se të dhënat kanë shkuar në dorën e porositësit.
Një ekspert IT që ka akses mbi këto të dhëna nuk besoj se ka interes direkt ti posedoj dhe ruaj këto të dhëna, mendoj se ka një porosi për to dhe ka njerëz të tjerë që janë të interesuar për ato të dhëna. Çdo ekspert IT e di dhe rrezikun e marrjes së këtyre të dhënave dhe mendoj se ka një porositës të interesuar për daljen e këtyre të dhënave.
Nga informacionet që kam pasur nuk kemi të bëjmë me të dhënat personale hyrje-dalje, por aty janë të aksesueshme dhe personat që kanë kryer krime, personat që janë në kërkim dhe nëse nuk keni kryer një krim të caktuar ka informacione për çdo qytetar që hyn e del nga territori i Shqipërisë.
Është një bazë të dhënash e frikshme që merr informacion nga shumë baza të dhënash të tjera nga shteti shqiptar, ke një kryqëzim të dhënash dhe ky informacion do të ishte i dobishëm për grupet kriminale. E para mund të përdoren për shantazh, për personat në kërkim që mos të kalojnë pikat kufitare etj etj etj. Nuk besoj se ka të bëjë me të dhënat personale, por për përdorimin e të dhënave që mund të jetë kryer.
Duhet të kemi parasysh se ky është një projekt totalisht i realizuar nga ambasada amerikane dhe një nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë, dhe në departamentin e shtetit thuhet se pjesa harduerit, zhvillimi i moduleve të reja do bëhen nga shteti amerikan dhe rezulton se shteti amerikan ka pasur akses dhe kur është ngritur një alarm i tillë do të thotë se është një alarm i mirëqenë.
Kemi rënë pre e hakerimeve disa herë dhe nuk patëm një reagim të tillë, por në këtë rast reagimi i ambasadës SHBA tregon se sa e rëndësishme është kjo. Pra kjo prek më shumë se sa thjeshtë qytetarët shqiptarë. Në Shqipëri vendet partnere sjellin persona të infiltruar, persona të infiltruar dhe të gjithë këta persona deklarohen në sistemin TIMS dhe imagjino që personat e shërbimeve sekrete të dilnin të dhënat e tyre personale kjo do rrezikonte qytetarët amerikanë.
Më tej ai shtopi se kjo është një situatë delikate dhe e kam ngritur zërin që në momentin e parë që ka dalë ky lajm, kemi dhe një komision parlamentar për këtë çështje dhe shpresoj të jetë i suksesshëm.
Po flasim për një ngjarje të ndodhur verën e kaluar dhe ndryshe nga provat po flasim për krim kibernetik dhe gjurmët mund të fshihen dhe për muaj të tërë këtij personi i është lejuar të punoj aty, por mund të ketë qenë dhe një lojë e tyre prandaj duhet të presim veprimin e gjykatës. Ndalimi i Muçës më bën përshtypje pasi nuk shoh persona të tjerë të ndaluar.
Se di nëse komisioni parlamentar do ketë mundësinë ta ftoj Muçën në komision për të dëshmuar. Muça e di shumë mirë rëndësinë e këtyre të dhënave dhe marrja përsipër e një risku të tillë, dhe po flasim për një drejtor që përdor kartën e një punonjësi që nuk është prezentë që është një vepër kriminale. Është me fat që kemi pasur dhe kamera sigurie të instaluara sepse sot ai do ishte i vetmi person i akuzuar siç ndodhi me akshin.
Duhet të presim se çfarë do thotë gjykata dhe do preferoja që Muça të dilte i pafajshëm dhe këto të dhëna të mos kishin dalë sepse janë të rëndësishme. Do ishte më mirë të dilnin të pafajshëm por dyshoj si nga dita e parë që këto të dhëna të jenë kopjuar.
Shpresoj që këto të dhëna të jenë konfiskuar dhe të mos kenë shkuar në dorën e porositësit sepse do jetë një krim që do na ndjekë pastaj për 10 vjeçarët e ardhshëm dhe s’do e kuptojmë që një krim do jetë ndihmuar nga këto të dhëna për kryerjen e këtij krimi.
Duket që komisioni ka informacione bazuar dhe në listën që janë thirrur për të dëshmuar dhe shpresoj të kemi një zbardhje totale të të dhënave dhe të kemi një mënyrë për ti bllokuar këto të dhëna për të mos u përdorur sepse krimi i vërtetë është përdorimi i këtyre të dhënave.
Semanaj sqaroi se duhet të kemi parasysh se nuk po flasim për kopjim total të sistemit TIMS, por të dhëna të caktuara nga sistemi TIMS dhe bazuar në këto të dhëna mund të kemi dhe një hetim për të zbuluar se kush do jetë porositësi.
Nëse do kishim një klonim total të sistemit TIMS do ishte e vështirë që ato të kriptoheshim, por mbetemi në pritej të hetimeve të prokurorisë. Pra po flasim për një krim të pastër kibernetik por nga ana tjetër SPAK i ka këto kapacitete për të hetuar këtë çështje. Është e çuditshme që i gjithë ekipi në fjalë ka qëndruar në krye të detyrës, çdo gjë është e gjurmueshme dhe prandaj ishte pikëpyetja që këta persona si ka mundësi që vijonin të drejtonin institucionin.
Gjurmët e sistemeve duhet të ruhen minimalisht për 3 vite dhe prokuroria duhet të kërkojë këto loge, kur gjurmët e 2-3 viteve të fundit nuk janë ruajtur atëherë ngrihet një flamur i kuq ku secili prej nesh mund të dyshojë se në ato sisteme ka pasur fshirje, kopjime, por nëse janë ruajtur duhet që ekspertë të fushës duhet të shohin se çfarë ka ndodhur në këto sisteme vitet e fundit dhe do ishte mirë që fasha të shtrihej minimalisht 6 muaj përpara në kohë sepse kjo do zbulonte shumë gjëra se çfarë po ndodh me sistemet shqiptare.
Duket se jemi në një rrugë të mbarë përsa kohë kemi një hetim të SPAK, por do preferoja që të mos ketë ndodhur asgjë dhe pse dyshoj.



