Protestat s’kanë të ndalur në Izrael, qindra mijëra në shesh kundër reformës në drejtësi

Protestat s’kanë të ndalur në Izrael, qindra mijëra në shesh kundër reformës në drejtësi

Dhjetëra mijëra protestues janë mbledhur në rrugët e Tel Avivit dhe qyteteve të tjera izraelite kundër reformës në drejtësi që kërkon të ndërmarrë qeveria e Benjamin Netanjahut. E shtuna shënoi javën e 28-të që qytetarët dalin në sheshet e qyteteve të tyre. Këtë javë qeveria miratoi një projektligj për të çuar më tej reformën. Sipas opozitës dhe shumë protestuesve, drejtësia po rrezikon të bjerë në duart e kryeministrit, ndaj kjo do të sjellë trazira të mëdha në vend. Sipas juristëve izraelitë, reforma do t’i jepte qeverisë fuqi më të madhe në emërimin e gjyqtarëve. Duhen dy vota në parlamentin izraelit, në mbledhjen e fundit të korrikut, që projektligji të kalojë dhe të hyjë në fuqi. Organizatorët e protestave thanë për mediet vendase se përçarja do të jetë shumë e madhe nëse do të kalojë kjo reformë. Kundërshtim ndaj reformës kanë pasur edhe nga aleatët ndërkombëtarë perëndimorë të Izraelit. Më herët, kryeministri Benjamin Netanyahu u shtrua në spital për shkak të dehidratimit. 73-vjeçari kërkoi mjekim pasi kishte marrje mendsh dhe kishte kaluar një ditë të tërë në diellin përcëllues të korrikut pa pirë ujë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy