Tatimet për turizmin/ Topuzi: Vendim i duhur për formalizimin e sektorit, shteti ka qenë i paqartë, të zbatohet si në Evropë (VIDEO)

Tatimet për turizmin/ Topuzi: Vendim i duhur për formalizimin e sektorit, shteti ka qenë i paqartë, të zbatohet si në Evropë (VIDEO)

Administrata Tatimore po përgatit një ndërhyrje të thellë në sektorin e turizmit për vitin 2026, me synim formalizimin e plotë të një prej industrive me nivel të lartë informaliteti.

 

Kjo nismë, sipas kreut të Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Zak Topuzi, i ftuar në “MCN Live”, është kërkuar prej tre vitesh dhe domosdoshmëria konsiston në nevojën e formalizmit të sektorit të turizmit. 

 

Duhet theksuar nevoja për formalizim lidhet me strukturën aktuale të tregut, ku Shqipëria ka vetëm rreth 23% të kapaciteteve në hotele, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga apartamente dhe vila që jepen me qira, shpesh jashtë sistemit fiskal.

 

Kjo situatë ka krijuar një treg të deformuar dhe një nivel të lartë informaliteti. 

 

Në kontrast, vendet evropiane kanë rreth 75% të kapaciteteve në hotele dhe vetëm 25% në apartamente apo vila, të cilat janë të rregulluara me ligj dhe standarde për mbrojtjen e konsumatorit.

 

Megjithatë, ai thekson se vetë shteti ka qenë i paqartë në këtë drejtim, duke ndërmarrë politika të paqëndrueshme.

 

Pra, vet shteti ka qene i pa orientuar se çfarë do të bëjë në këtë drejtim. 

Ka pasur ndërhyrje që bien në kontradiktë me njëra-tjetrën. 

 

Fillimisht u kërkua që apartamentet me qira të përfshiheshin në sistemin e kategorizimit nga Ministria e Turizmit, më pas u hoq dorë dhe u kërkua vetëm pagesa e tatimit mbi fitimin. 

 

Nisur nga kjo, Shqipëria duhet të ndjekë modelin europian, duke vendosur rregulla të qarta dhe të qëndrueshme për këtë kategori, në mënyrë që formalizimi të mos mbetet një nismë e përkohshme, por të zbatohet në mënyrë të plotë dhe afatgjatë.

 

Evropa është me dokumentacion të plotë në këtë drejtim dhe shpresojmë që Shqipëria ta zbatoj me ligjshmëri dhe të mos jetë thjeshtë një fushatë mujore por të gjej zbatim normal siç e kanë të gjitha vendet e BE-së. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy