Politologu Ilir Kalemaj e quan absurditet pretendimin e Kryeministrit Edi Rama për të marrë 1 milion vota në zgjedhjet e 11 majit.
Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se debatet e partive duhet të jenë mbi programin, dhe nënvizoi se pika më e fortë e programit të Partisë Demokratike, është që ka program.
Ka një variabël në këto zgjedhje që s’ka qenë më parë, variabli i votës së diasporës.
Të flasësh në mandatin e katërt për 1 milionë vota të mandatit të parë, kur ishte koalicion i gjerë më parti aleate, mendoj se është deri diku absurde se është dhe pakënaqësia e akumuluar gjatë viteve.
Aq më tepër se 1/3 e senatorëve u lanë jashtë dhe janë në garë për mbijetesë politike, është një konsum që tregohet edhe nga socialistët, ku një pjesë e mirë e kandidatëve janë marrë ish-demokratë.
Mendoj se kemi të bëjmë me lista selektive, ku një rol të madh kanë pasur drejtuesit rajonalë dhe dyshoj se Rama i ka njohur.
Unë mendoj se Rama ka bërë disa kalkulime për të tërhequr një pjesë të votës së djathtë, një pjesë të votës së LSI, marrë parasysh faktin që Ilir Meta ndodhet në burg.
A ka nevojë Partia Socialiste të marrë kë lë jashtë opozita? Kjo besoj se do reflektohet me pakënaqësi me votë.
Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe nuk duhet të mbajë balancë politike, por të ndëshkojë fajtorët dhe të kthejë paratë te taksapaguesit.
Debatet e partive duhet të jenë mbi programin. Opozita e ka shpalosur programin e saj politik, por jo Partia Socialiste.
Pika më e fortë e programit të PD, është që ka program. Por nga ana tjetër shqiptarët nuk kanë nevojë për premtime boshe.



