Mundësi Chermen Valiev i dhuroi Shqipërisë, medaljen e parë Olimpike.
Sportisti kuqezi triumfoi në kategorinë për 74 kg dhe ia doli të marrë medaljen e bronztë, që është e para në histori për Shqipërinë në Lojërat Olimpike.
Valiev ia doli të triumfojë me rezultatin 6-2 ndaj Viktor Rassadin nga Taxhikistani.
Medalja e parë Olimpike për Shqipërinë vjen nga sporti i mundjes.



