Ishte prekur nga Covid-19/ Pedagogu i Shkencave të Natyrës tenton të vetëflijohet në Elbasan

Ishte prekur nga Covid-19/ Pedagogu i Shkencave të Natyrës tenton të vetëflijohet në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit, ku një person është hedhur nga kati i shtatë i një pallati. Burimet bëjnë të ditur se shtetasi që është hedhur nga lartësia është pedagogu i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Jakov Oga, 65 vjeç.

Bluzat e bardha kanë bërë të ditur se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi fatmirësisht ka rënë mbi çatinë e një banesë që ndodhej në katin e parë të pallatit.

Fillimisht, policia dyshoi se kishte të bënte me një grabitje në banesën përkatëse, ndërsa pas këqyrjes së vendit të ngjarjes ka rezultuar e kundërta.

Sipas burimeve, 65-vjeçari ka qenë i prekur nga Covid-19 dhe ka tentuar të vetëflijohet si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike që e kishte pushtuar kohët e fundit.

Aktualisht, mësohet se ai po mbahet nën mbikëqyrje nga stafi mjekësor i Spitalit të Elbasanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy