Emri/ U vetëhodh nga kati i 9-të i pallatit, 21-vjecarja dyshohet se vuante nga depresioni

Emri/ U vetëhodh nga kati i 9-të i pallatit, 21-vjecarja dyshohet se vuante nga depresioni

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Lushnje ku një vajzë e re i dha fund jetës rreth orës 15:30 duke u hedhur nga kati i 9-të i një pallati 10 katësh.

Në një lidhje me studion e lajmeve MCN TV gazetarja Evi Gjini bëri të mundur identifikimin e viktimës e cila mësohet se është Kledia Kollazi 21 vjeçe.

Ajo theksoi se policia po punon për shkaqet që kanë shtyrë të renë të vinte nga Krbunara në Lushnje për tu vetëhedhur në një orar ku numri i banorëve tëpallatit dhe qytetarëve në qarkullim ka qenë i madh.

Po shihen pistat e një depresioni të mundshëm por nuk dihet nëse ajo kurohej, apo nëse familja ishte në dijeni të ardhjes së saj në qytetin e Lushnjës.

Kjo ngjarje ka tronditur qytetarët, dhe dyshimet e para janë se ajo mund të jetë vetëhedhur gjithsesi hetimet vijojnë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy