Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt dëshmon kundër të atit për dhunë në familje

Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt dëshmon kundër të atit për dhunë në familje

Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Maddox Jolie-Pitt, ka dëshmuar kundër babait të tij në betejën që vazhdon për kujdestarinë e fëmijëve me aktoren.

Detajet e dëshmisë së Maddox janë zbuluar një ditë pasi në media u mësua se pjesë e procesit do të bëheshin edhe fëmijët.

“Us Weekly” raportoi të enjten se, "Maddox tashmë ka dhënë dëshmi si një i rritur në mosmarrëveshjen e vazhdueshme të kujdestarisë. Ai nuk do që ta përdorë Pitt si mbiemrin e tij në dokumentet që nuk janë ligjore dhe në vend të kësaj përdor Jolie. Maddox dëshiron të ndryshojë ligjërisht mbiemrin e tij në Jolie, të cilën Angelina ka thënë se nuk e mbështet".

Angelina dhe Brad nisën divorcin në shtator të 2016-s dhe kanë qenë në një betejë 5-vjeçare për kujdestarinë e fëmijëve të tyre dhe ndarjen e pasurisë. Ata ende nuk kanë rënë dakord për një marrëveshje zyrtare për kujdestarinë.

No description available.

Pasi Angelina bëri kërkesë për divorc, u raportua se Brad ishte nën hetim për abuzim të fëmijëve në lidhje me një incident që përfshinte Brad dhe djalin e tyre Maddox, ndërsa ishin në një avion privat. Një hetim zyrtar nisi dhe figura e Brad doli i pastër.

Angelina tani pretendohet se është e përgatitur të sigurojë prova të dhunës në familje.

“Gjatë katër viteve të fundit, ka pasur një numër pretendimesh të bëra nga Angelina që janë shqyrtuar dhe nuk janë vërtetuar. Fëmijët janë përdorur nga Angelina për të lënduar Brad më parë. Kjo rrjedhje e dokumenteve nga grupi i saj i katërt ose i pestë i avokatëve është bërë për të dëmtuar Brad”, tha një burim.

Brad po lufton për kujdestarinë e ndarë, ndërsa Angelina po lufton për kujdestarinë fizike.

Burimi: Just Jared

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy