
Demokrati Edi Paloka në një lidhje skype në studion e të “Pa Ekspozuarit” në MCN TV ka folur për procesin e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit për të cilën deklaroi se këto zgjedhje janë të rëndësishme për shkak se ndodh për herë të parë që kandidati të zgjidhet me primare.
Ndër të tjera ai tha se PD do të fitojë në Shkodër, ndërsa sa i përket Dibrës dhe Durrësit për shkak të ndarjes së demokratëve në dy grupeve, Rama do të përdorë të gjitha mundësitë për fitore, por nuk besoj se i intereason ti falë vota Bashës.
Kjo do të jetë përballja e parë që e gjen PD në dy pjesë. Pavarësisht se ne kemi deklaruar se kandidati i PD rezulton fitues në primare dhe kjo nuk përjashton askënd të marrë pjesë, ku në primare mund të marrë pjesë kushdo nga cilido grup mbas zhvillimit të primareve. Pas zhvillimit të primareve kandidatët që do dalin nga këto primare do të konsiderohen kandidatët e PD që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 6 marsit. Sa i përket fjalëve në qarkullim se Rama mund ti japë vota grupit të Bashës mund të them se në këtë rast do diskreditohet vetë Rama sepse do të dukej qartë që vota nga e majta kanë humbur, po flas për diskretitimin e PS. Ramës nuk i intereson të humbasë.
Ajo që them unë është se mendoj që Shkodra ka të gjitha mundësitë që ne të fitojmë zgjedhjet pa më të voglin dyshim. Një qark tjetër ku mund të luftohet për të fituar është Dibra, por aty të jemi realisht ndarja midis dy pjesëve të PD është më e theksuar jo më kot Basha e bëri takimin në Dibër. Rama aty po përqendrohet me të gjitha forcat. Pavarësisht se në Durrës PD është totalisht e kaluar në krahun e rithemeluesve prapë beteja me Ramën do të jetë e vështirë sepse aty Rama do të përdorë të gjitha mundësitë që përdori në 25 prill, ndoshta dhe me më shumë intensitet.
Në fund Paloka theksoi se pas këtyre zgjedhjeve shumë nga mashtrimet apo manipulimet që i janë bërë demokratëve, që qëndrojnë sot pas Bashës të gjitha këto mashtrime do të bien.



