Papa: Ftesat nga SHBA, imagjinare! Alibeaj po tregohet i pabesë si Basha

Papa: Ftesat nga SHBA, imagjinare! Alibeaj po tregohet i pabesë si Basha

Gazetari Robert Papa komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV pretendimet e Enkelejd Alibeajt se ai dhe një grup deputetësh të PD kanë marrë ftesë për të vizituar Washingtonin. Papa i konsideroi këto ftesa imagjinare, duke e cilësuar Alibejn të pabesë si Basha.

Nëse do ishte ftesë zyrtare do ta nxirrte. Deputetët mund të kenë edhe green card, pasaporta diplomatike. DASH, sektori që mbulon Shqipërinë, vitet e fundit ka dështuar me politikat e tij. Ka kërkuar që Berisha të mos jetë kryetar i PD, ka dështuar. Abuzimi me ftesa…Na trego ftesën. Grupi parlamentar janë nga listat e Bashës dhe s’kanë shans të rizgjidhen deputet. Ata s’janë të votuar. Alibeaj po tregohet i pabesë si Basha, nën presione, joshje, ka një lloj narcizmi edhe te ai. Ai është i pavotuar si Basha. Grupimi i madh, duam apo s’duam ringjalli shpirtin e PD-së. Berisha doli sfidues, largoi Bashën, sfidoi Kim-in”.

Papa u shpreh se DASH do të vazhdojë politikën e shpalljeve non grata në Shqipëri.

Administrata burokratike e Departamentit ka vijën e saj, por vitet e fundit është mposhtur. Dashur po dashur po nxisin që edhe në Shqipëri të ketë grupime të vogla kundër politikave amerikane. Zyrtari i thesarit dhe Escobar thane që do vazhdojë lista e non grata-ve. Unë kam pare te Zyra e Kontrollit të Aseteve, pashë në Afganistan mijëra vetë. Ata do vazhdojnë me sanksione, a do ketë efektivitet, nuk besoj. Goditja që i bën Rakipit dhe Ndroqit, kërkojnë ta bëjnë të barazvlefshëm”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy