Tre muaj para zgjedhjeve të 18 qershorit ministri i Brendshëm Saimir Tahiri jep dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm.
Burimet e "Ora News" bëjnë me dije se Tahiri ka zhvilluar një takim me kryeministrin dhe për t’i komunikuar vendimin e dorëheqjes së tij
Nuk dihet nëse Kryeministri Rama ka pranuar një lëvizje të tillë por mësohet se Tahiri pritet të ketë një komunikim me gazetarët.
Saimir Tahiri u emërua në postin e Ministrit të Brendshëm pas zgjedhjeve të vitit 2013 dhe ardhjes në qeveri të koalicionit PS- LSI. Ai është një nga ministrat më të sulmuar nga opozita, e cila e akuzon si të lidhur me krimin e drogën.
Nga ana tjetër një nga ministrat më të mbështetur nga kryeministri Edi Rama i cili e ka vlerësuar për punën e tij në krye të policisë dhe reformat që ai ka ndërmarrë në këtë sektor.



