Koronavirusi/ Gjermania, vendi i fundit europian që mbyll kufijtë

Koronavirusi/ Gjermania, vendi i fundit europian që mbyll kufijtë

Gjermania është vendi i fundit europian që ka vendosur mbylljen e kufijve, si një masë parandaluese për përhapjen e Covid-19 në vend.

Mësohet se kufiri me Francën, Austrinë dhe Zvicrën është mbyllur të hënën në mëngjes, përveç transportit të mallrave.

Ndërsa, Franca po mendon të ndërmarrë masa akoma më të ashpëra, pasi është shprehur se situata atje po përkeqësohet shumë shpejt.

Shifrat më të fundit të publikuara nga OBSH, raportojnë se 164 mijë raste janë konfirmuar me Covid-19, ndërsa 6,470 persona kanë humbur jetën në të gjithë botën për pasojë të koronavirusit.

OBSH, bëri me dije javën e kaluar se Europa do të jetë “epiqendra” e virusit, ndërsa u bëri thirrje qeverive të marrin masa të rrepta për të kontrolluar përhapjen e virusit Covid-19.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy