Omari: Gjuha shqipe po shkon drejt një rrjedhe të re që nuk e ndalon dot

Omari: Gjuha shqipe po shkon drejt një rrjedhe të re që nuk e ndalon dot

Futjet e termave të reja gjuhësore, duke nisur edhe ato të gegnishtës, po bëhen mëse të pranishme në gjuhën e sotme shqipe.

 Studiuesja Anila Omari, thotë në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, në MCN TV, se pos në të folmen e përditshme, ka raste kur edhe në letërsinë artistike ka shkrimtar që fusin forma të gegërishtes, por që sipas saj, nuk janë për tu shqetësuar, meqë gjuha po shkon drejt një rrjedhe të re që nuk e ndalon dot.

“Gjuha standarde është gjithë standarde, në letërsinë artistike ka shkrimtar që fusin forma të gegërishtes, nuk është për tu shqetësuar gjuha do të shkoj drejt një rrjedhe që nuk e ndalon dot, pranueshmëria është për çdo gjë në gjuhë. Nëse diçka dikur ta vriste veshin, sot jo më, Për leksikun s’ka problem, norma leksikore është elastike. Por norma gramatikore, psh, paskajorja është një formë që sjell në vehte një sërë forma të tjera, kur shkrimtar që shkruajnë përdorin paskajoren gege, atëherë teksti u del krejt gegërisht”.

Sipas Omarit, redaktori është ai që e ruan në tërësi gjuhën shqipe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy