Protesta para PE-së, Ndoka: Eurodeputetët e kuptojnë që ambasadori i BE-së dhe zyrtarët e tjerë kanë ngecur në rrjetën e Ramës (VIDEO)

Protesta para PE-së, Ndoka: Eurodeputetët e kuptojnë që ambasadori i BE-së dhe zyrtarët e tjerë kanë ngecur në rrjetën e Ramës (VIDEO)

Kryetari i PDK-së Nard Ndoka tha në studion e MCN Live se protesta e deputetëve të opozitës para selisë së PE-së ka bërë që eurodeputetët të kuptojnë se në Shqipëri ka një hallkë që nuk funksion, pra që përfaqësuesi i BE-së, dhe zyrtarët e kësaj ambasade kanë ngecur në rrjetën e Edi Ramës dhe nuk përcjellin realitetin.

Ndoka thotë se sipas informacioneve që ai ka, ambasadori i BE-së në Shqipëri ka refuzuar të takojë krerët e grupeve parlamentare dhe deputetët e Parlamentit të Shqipërisë

Është hera e parë që një grup deputetësh proteston para institucionit më të lartë të BE-së. Janë dy gjërat që japin një mesazh diplomatik, të nëndheshëm, e para është demaskimi i Ramës që është përpjekur ta tregojë Shqipërinë ndryshe. Ky ballafaqim për t’i treguar atyre që ky është realiteti, kjo është problematika, demokracia, kapja e sistemit të drejtësisë, janë gjërat që ata ballafaqohen në mënyrë të drejtpërdrejtë. Çdo eurodeputet sensibilizohet.

Kanë pasur takime të rëndësishme, por më i rëndësishëm është lajmi. Ata kanë interes të shtuar, e kuptojnë që ka një hallkë që nuk funksionon në Shqipëri, është përfaqësuesi i BE-së, janë zyrtarët e kësaj ambasade që kanë ngecur në rrjetën e Edi Ramës, nuk i kanë përcjellë shqetësimet.

Kam informacione të sakta që ambasadorit që është sot i janë kërkuar takime institucionale nga kryetarë të grupeve parlamentare, nga deputetë të Parlamentit të Shqipërisë për ta informuar për shqetësimet me demokracinë dhe problematika shumë specifike që kanë dhe i ka kthyer një përgjigje standarde "po e shohim kërkesën tuaj" dhe nuk i është përgjigjur pozitivisht për një takim. Ky person është komanduar nga rrjeti i Ramës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy