
Në 24 orët e fundit, në Itali janë regjistruar 14 245 raste të reja me koronavirus.
Ndërsa numri i viktimave është 347.
Shifrat u publikuan në buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë.
Pas rritjes në dy ditët e fundit, niveli i pozitivitetit Covid në Itali kthehet në rënie, duke arritur 13.8% krahasuar me 17.6% që ishte një ditë më parë.
Në 24 orët e fundit, në shtetin fqinj janë bërë 102 974 testime.



