Moti i keq ka shkaktuar probleme në disa akse rrugore të disa qarqeve të vendit. Autoriteti Rrugor njofton se situata paraqitet më problematike në Elbasan, ku për shkak të rrëshqitjes së dherave në Ibë, rruga Tiranë - Elbasan është me një kalim.
Më pak problematika shfaqen në Gjirokastër, ndërsa në Rrugën e Kombit është normalizuar situata pas disa problemeve në akse të ndryshme.



