Rama: Pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten me 40% në mandatin e tretë

Rama: Pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten me 40% në mandatin e tretë

Kryeministri Edi Rama premtoi sot përpara mjekëve dhe infermierëve që brenda mandatit të tretë pagat e tyre do të rriten me 40%. Ai tha se në shëndetësi është bërë shumë krahasuar me momentin që e morën këtë sektor në vitin 2013 kur erdhën në pushtet.

Ndër të tjera Rama tha se këto vite janë bërë një sërë investimesh, si infrastrukturore, por edhe burime njerëzore, duke krijuar spitale në shumicën e qyteteve, të standardeve Evropiane.

Angazhimet për pagat tuaja janë pasuar me fakte dhe faktikisht që prej hapit të parë që kemi hedhur, pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur 63%. Natyrisht që ne nuk jemi të vetëpërmbushur nga ky fakt dhe ambicia jonë është që pagat të vazhdojë të rriten për të kapur +40% brenda këtij mandati të tretë, duke filluar nga një +6% në vitin e ardhshëm. Megjithatë, është e rëndësishme që ndërkohë që aspirojmë për shumë më tepër dhe që patjetër gjithçka është bërë në fushën e shëndetësisë si në fushat e tjera, e të mos harrojmë nga se jemi nisur. Ka qenë situatë e pa imagjinueshme kur morëm detyrën, por për ju ka qenë jeta profesionale në një xhungël ku falë ndërhyrjes së jashtëzakonshme të bluzëve të bardha. Vërtetë është shumë inkurajuese kjo që kemi bërë.

Teksa ka komentuar spitalin e ri të Fierit, ai tha se është një pikë referimi jo vetëm për cilësinë e shërbimeve, por edhe një hap i parë për autonominë spitalore. Ai tha se mjekët nuk duhet të paguhen të gjithë njësoj, por të fillojë një pjesë tjetër që mbi rrogën bazë të fillojnë pagesa të ndryshme sipas kontributit dhe performancës.

Sot ne jemi në kushtet kur po rindërtojmë dhe zgjerojmë plus me një sistem pajisjes së kohëve të fundi në spitalin infektiv, në spitalin e ri të pediatrisë, sëmundjeve të brendshme, maternitetin mbretëresha Geraldinë, spitalet në rrethe etj, janë kantierë në proces dhe do të shtojnë një fuqi të re të sistemit. Në 8 vite vendosja e të gjitha këtyre bazave të rëndësishme për sistemit tregojnë për një maksimizim të kohës, për të ardhur për spitalin memorial të Fierit, që është një eksperiencë e re dhe padiskutim ai spital është i destinuar që të jetë një pikë e patundshme referimi për shërbimet me cilësitë më të larta, por edhe një hap i parë për autonominë spitalore. Mjekët të mos paguhen të gjithë njësoj sado të rriten pagat, por të fillojë një pjesë tjetër që mbi rrogën bazë të fillojnë pagesa të ndryshme sipas kontributit dhe performancës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy