Shqiptari kapet në Itali me 40 kg kokainë, armë dhe plumba

Shqiptari kapet në Itali me 40 kg kokainë, armë dhe plumba

Një sasi prej 40 kilogramësh kokainë me vlerë 2 milion euro, që pritej të dilte në treg iu gjet një shqiptari.

Është ky rezultati i kontrollit të policisë italiane në Baraccola, të Ancona, gjatë së shtunës, në makinën tip “Golf” të drejtuar nga një 30-vjeçar shqiptar, ku u gjet një zarf me 1 kilogramë kokainë dhe në banesë u gjet afro 40 kg sasi tjetër lënde narkotike.

Banesa e shqiptarit përdorej kryesisht si laborator dhe magazinë, ku u gjetën edhe materiale për paketimin e lëndës narkotike, por edhe një sasi parash, të cilat dyshohen se janë produkt i aktivitetit kriminal.

Ndërkohë shqiptarit iu gjet edhe një armë tip pistoletë, bashkë me plumba, të cilat u sekuestruan nga policia.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari u dërgua në burg, në pritje të gjykimit ndaj tij, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbuluar bashkëpunëtorët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy