Greva 23-ditore/ Guri: Pano Ruçi fitoi betejën me drejtësinë greke. Hetimet për tragjedinë e Tempit do të rifillojnë nga e para (VIDEO)

Greva 23-ditore/ Guri: Pano Ruçi fitoi betejën me drejtësinë greke. Hetimet për tragjedinë e Tempit do të rifillojnë nga e para (VIDEO)

Pas 23 ditësh grevë urie përballë institucioneve greke në Athinë, shqiptari Pano Ruçi ka vendosur ta ndërpresë protestën ekstreme, pasi autoritetet kanë pranuar kërkesat e tij kryesore, zhvarrosjen e trupit të të birit, Denis Ruçi, viktimë e tragjedisë së trenit në Tempi, dhe kryerjen e ekzaminimeve të specializuara mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vërtetë të vdekjes.

Gazetari Etmond Guri, për “MCN Live”, konfirmon se pas një presioni të madh mediatik, qytetar dhe ndërkombëtar, autoritetet hetimore greke, përfshirë Prokurorinë e Larisës, kanë vendosur të pranojnë kërkesat e Ruçit dhe të rifillojnë hetimet nga e para për të gjithë 57 viktimat e aksidentit tragjik hekurudhor.

Pano Ruçi ia doli jo vetëm për djalin e tij, por për të gjitha familjet e viktimave. 

Fillimisht, kërkesa e tij për zhvarrosje dhe hetim të pavarur u refuzua. Më pas, me mbështetjen e opinionit publik dhe bashkimin e familjarëve të tjerë, arriti të marrë një vendim zyrtar që do të shërbejë si precedent për gjithë rastin. 

Sipas Gurit, ky është një moment historik në përballjen me drejtësinë greke, e cila ka qenë nën presion të madh jo vetëm nga shoqëria civile brenda vendit, por edhe nga faktori ndërkombëtar, përfshirë institucione të Bashkimit Evropian.

Ka pasur dyshime serioze nga familjarët se trupat e viktimave nuk janë identifikuar siç duhet. 

Testet e ADN-së janë bërë, por nuk janë shoqëruar me analizat e duhura laboratorike që do të ndihmonin në zbardhjen e shkakut të vërtetë të vdekjes. 

Disa familje pretendojnë se arkivolat iu dorëzuan të mbyllura, pa asnjë transparencë mbi përmbajtjen. 

Deri më tani hetimet kanë qenë të fragmentuara dhe jo gjithëpërfshirëse, ndërsa tani pritet të realizohet një hetim thelbësor, nga e para, për të zbuluar të vërtetën se a pati dështim njerëzor? A u sakrifikuan jetët për interesa tregtare? A u anashkaluan protokollet e sigurisë?

Pano Ruçi u bë simbol i një lufte për drejtësi një qytetar i zakonshëm që sfidoi sistemin përmes një proteste të heshtur por tronditëse, dhe që sot, pas 23 ditësh pa ushqim, sheh se zëri i tij më në fund u dëgjua.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy