Kuvendi i përgjigjet Metës: Shorti për KED hidhet më 7 dhjetor

Kuvendi i përgjigjet Metës: Shorti për KED hidhet më 7 dhjetor

Kuvendi i ka kthyer përgjigje Presidentit me anë të një letre lidhur me shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Kuvendi vë në dijeni kreun e shtetit se shorti do të hidhet në Kryesinë e Kuvendit më 7 dhjetor, në orën 10:00.

“Në mbështetje të pikës 3 të nenit 149/d dhe pikës 11 të nenit 179 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 284 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në datë 7 dhjetor 2017 ora 10:00, do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Hedhja e shortit do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Shorti është i hapur dhe zhvillohet në prani të: -përfaqësuesve të dërguar nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë

-përfaqësuesve të grupeve parlamentare

-përfaqësuesve të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe organizatave partnere ndërkombëtare”, thuhet në letër.

Përgjigjja e Kuvendit erdhi pas një letre që presidenti Meta i dërgoi organit ligjvënës lidhur me vakuumin institucional të krijuar që pengon ngritjen e KED-së.

Ligji i ri parashikon që Presidenti duhet të hedhë shortin deri në datë 5 dhjetor, por institucionet e KLGJ dhe KLP që duhet të sjellin kandidaturat për KED ende nuk janë ngritur. Në këto kushte, presidenti kërkoi zgjidhjen e boshllëkut ligjor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy