Gjykata lë në burg 26 vjeçaren, avokati: Nuk ka pasur dijeni për gjakmarrjen (VIDEO)

Gjykata lë në burg 26 vjeçaren, avokati: Nuk ka pasur dijeni për gjakmarrjen (VIDEO)

Gjykata e Tiranës la në burg Adiola Lakrën, për të cilën prokuroria dyshon se ka luajtur rolin e ndihmëses në vrasjen e Hekuran Billës më 11 qershor 2020.

Akuza për këtë krim është ajo e “vrasjes për gjakmarrje” ndërsa vajza po hetohet në rolin e ndihmëses.

Avokati mohon që klientja e saj të ketë lidhje me këtë krim

Avokati: “Prokuroria nuk ka prova. Të vetmet prova janë deklarimet e saj të sinqerta dhe të sakta. Nuk ka pasur dijeni për gjakmarrjen dhe nuk ka telefonuar ditën e ngjarjes por është telefonuar.”

Po a është paguar për këtë krim?

Avokati: Nuk është paguar absolutisht. As ka ditur as është paguar.

Atentati ndaj Hekuran Billës, 26-vjeçarja del në gjykatë

Adiola Lakra e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës doli sot në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë.

Njohja me Billen dhe takimi tek Komuna e Parisit - Lakra ka deklaruar se jetonte më të njëjtin pallat, ndërsa pinte kafe në katin e parë.

Nga aty ka filluar shoqërimi dhe frekuentimi me të, që është konkretizuar në një lidhje marrdhënieje sentimentale. Lakra ka deklaruar se në pallatin ku jetonte kishte një biznes edhe e ëma e Malit, një parukeri.

Sa i përket njohjes me Hekuran Billën, ky i fundit i ka dërguar miqësi në Instagram dhe më pas ka filluar njohjen, pasi është ndarë me Malin.

Mësohet se ata takoheshin gjithmonë në të njëjtin vend, pranë Komunës së Parisit aty dhe ku ndodhi atentati i 11 qershorit.

Mohon akuzat- Para grupit hetimor ajo nuk ka pranuar për asnjë arsye të ketë qenë e paguar nga Viktor Marku dhe i dashuri i saj, Sebastian Mali, për të ndihmuar në ekzekutimin e 40-vjeçarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy