Ekstremisht shqetësues e konsideron Bashkimi Evropian situatën në të cilën e zgjodh Hashim Thaçi president.
Përmes një deklaratë, Bashkimi Evropian thekson: “Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur Hashim Thaçin si president të Kosovës, në një atmosferë të tensionuar dhe përçarëse. Skenat që i kemi parë dje në kuvend me këtë rast janë ekstremisht shqetësuese”.



