Berisha: Diplomacia kosovare ka dështuar. Njohja nga Sudani, në rangun e njohjeve të zakonshme (VIDEO)

Berisha: Diplomacia kosovare ka dështuar. Njohja nga Sudani, në rangun e njohjeve të zakonshme (VIDEO)

Sudani bëhet shteti i 119-të që njeh pavarësinë e Kosovës.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ali Youssef el-Sharif i cili dha njoftimin për njohjen.

Hisen Berisha, ish-deputet tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se kjo është një njohje e zakonshme, e cila është e vonuar për shkak të dështimit të diplomacisë së Kosovës.

Njohjet janë të rëndësishme nga cilido shtet. E shoh nga prizmi i njohjeve të zakonshme dhe njohjeve strategjike. Kjo hyn në rangun e njohjeve të zakonshme për  Kosovën, që është e mirë për një vend që pret të konsolidohet në arenën ndërkombëtare, që të ketë vendin dhe pozicionin e saj. Fakti që erdhi tani, pa marrë parasysh që mund të jenë dhe njohje që vijnë interesa biznesmenësh, nga marrëveshje tregtare, projekte investimi ose që është në interesin e palëve të treta lobuese, megjithatë është e mirë për Kosovën dhe duhet të fokusohemi jo vetëm në diplomacinë e zakonshme të gjeopolitikave, por në diplomacinë ekonomike që po zë vend gjithnjë e më shumë në botën demokratike dhe në botën në zhvillim, aq më tepër që kemi një doktrinë të re të Trump që fokusin e ka tek diplomacia ekonomike

E mirë është kjo njohje. Pse nuk ka ndodhur më herët i faturohet dështimit në lobim, dështimit të diplomacisë kosovare, të ministrisë së linjës sepse kam qenë pjesë e konferencën afrikane-evropiane për emigracion dhe kam takuar shumë përfaqësues shtetesh dhe më thanë “nuk na ka thënë askush që duhet ta njihni Kosovën”. Këtu kemi të bëjmë me një mossukses të diplomacisë tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy