Ish-ministri i Kulturës Ylli Pango deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se një pjesë e rusëve mendojnë që Vladimir Putin rikthen lavdinë e Rusisë së dikurshme.
Profili i Putinit do bëhet objekt studimi, librash. Heshtja e rusëve vjen ngaqë është një sistem i tillë. Ai zhduk kundërshtarët politikë, mban pushtetin në trajtë diktatori. Shumë nuk e kanë idenë se çfarë po ndodh, ka disa ekuivokë që ky i shfrytëzon. Po të ndjekësh lëvizjet e Putinit nuk ka marrë votë popullore se sa manipulime. Që ka një pjesë që atë lavdi që ka pasur Rusia duan ta rikthejnë ka. Kam biseduar me taksistë, që thoshin ‘Putini është si Stalini, për ça e duam Gorbaçovin, që e bëri Rusinë zhele’”.
I pyetur mbi pretendimet se Vladimir Putini vuan nga sëmundja e pashërueshme, apo ka paranojë dhe halucinacione, Pango tha:
Janë gjëra që vetëm njerëzit më të afërt mund t’i dinë. Në momentin që Kalo u bë mjek i Enver Hoxhës, aty merr vesh që Enveri vuante edhe nga zemra si pasojë e diabetit, por këtë e mbante të fshehtë. Është një lloj ruajtje sekreti për të gjithë diktatorët. Një lëkundje e besimit që ai s’është mirë sjell lëkundje të kastës. Aty mund të ketë edhe të vërteta, por s’mund t’i dimë. Ky me atë super ngarkesë që ka, po e kupton që po lufton kundër tërë botës, sepse s’ka aleatë. Kina mban qëndrimin që i duhet, por s’do i dalë kurrë mbështetje. S’mund të quhet aleatë Bjellorusia me 9-10 milionë banorë. Në Ukrainë shkojnë armatime moderne. Në Odesë i gjithë bregu është i minuar nga ukrainasit. Ky njeri ka kaluar jo vetëm në paranojë, është bërë anti-social, por është bërë i rrezikshëm për humanitetin. Momentet e fundit të diktatorëve janë vërtet të rrezikshme. Në fund Hitleri përmbyti metronë, dërgoi djemtë 14-vjeëarë në luftë. Për momentin ai po bën një zgjidhje të pjesshme, duke dashur Luhanskun, Donistskun, Mariupolin. Ky është maksimumi që të bëjë humbje me nder”.



