“Elektra” vjen në Tiranë, Londo: Çdo fjalë e lëshuar, një arie brilante. Defekti ynë që i mëshojmë komedisë

“Elektra” vjen në Tiranë, Londo: Çdo fjalë e lëshuar, një arie brilante. Defekti ynë që i mëshojmë komedisë

Regjisori Kiço Londo, i cili po vë në skenë shfaqjen “Elektra” rrëfen se ka filluar para dhjetë ditësh në Durrës, ku itinerari kryesor do të jetë rruga Egnatia.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Londo tregon se mbetën të kënaqur nga pritja e bërë në Durrës, duke e cilësuar si një start të mbarë.

Ai zbuloi se për dy javë duke filluar nga 12 shkurti, shfaqja do të vihet në Tiranë në teatrin eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe se mbas Tiranës do të jemi në Elbasan, Korçë, Selanik, Kostandinopojë, Gjirokastër dhe më gjerë.

Londo tha se provën e parë në skenë e bënë në Durrës dhe për shkak se nuk ka skena, hasën vështirësi.

Sipas tij “Elektra” do të jetë në teatre të hapura si në “Butrint”, Porto Palermo dhe më gjerë.

Kemi një defekt që i mëshojmë komedisë, pa pasur dramë në mes. Kjo ia vështirëson punën teatrit të dramës.

Është e vërtetë që kërkon një lloj formimi “Elektra” e Sofokliut. Por unë mendoj se një shfaqje e mirë, e bën punën mjaft mirë.

Mund ta bëjë më mirë se komedia, varet nga qëllimi i trupës. Spektatori që do dritën e teatrit, është më pak se spektatori që do të shkojë jo vetëm për dritën e teatrit por edhe për tu argëtuar.

Ngjarjet e veprës janë 32 shekuj më parë, për periudhën e luftës së Trojës, mbreti Agamemnon që kthehet në shtëpi, gruaja ka zënë një të dashur, të dy bashkë e vrasin, kërkojnë ti marrin fronin dhe vrasin fëmijën.

Elektra e shpëton, dhe dhjetë vjet më vonë fillojnë ngjarjet për Elektrën, e cila ka mbetur si një fëmijë 12 vjeç, nuk di të këndojë, nuk di të vishet, është e betuar për hakmarrje për vrasjen e të atit.

Rikthimi i vëllait i vendos ngjarjet në një situatë mjaft tragjike, deri sa në fund në mënyrë të dhimbshme, Elektra dhe vëllai vrasin nënën dhe të dashurit e nënës dhe bashkë me vrasjen e nënës Elektra, humbet shikimin, humbet zërin.

Është një vepër shumë e fortë, me mesazhe të forta, aktuale. Sa herë e lexoj shfaqjen, zbuloj gjëra të reja, që më vendosin në vështirësi.

Është një shfaqje thellësisht emocionale, është më shumë se sa një klithje, është një sokëllimë.

Një thirrje që del nga thellësia e tokës dhe shpërndahet në hapësirën e teatrit dhe kjo më ka nxitur që të gjejë njerëz që kanë energji kanë dëshirë, kanë vrull dhe seriozitet.

Dhe këtë e bëjnë mirë aktorët me përvojë si Alet Çeloaliaj, Gladiola Harizaj, duke mos lënë mënjanë të preferuarën time Laura Nezha, e cila ka një energji, e cila në shfaqje më duket si një kafshë që thotë fjalë dhe vjen nga ferri.

Nuk është një personazh kaq heroinë, luan role të forta. Ka predispozitën për tu rritur si aktore, ka guximin, ka ambicien, ka dashurinë për të punuar në grup dhe ka ditur të marrë nga kolegët, maksimumin e energjisë.

Është një ngjarje e dubluar që emocionalisht shkojnë te publiku.

Dëshira për të vënë një Elektër është thuajse dhjetë vjeçare, jam marrë gjithë vitin e fundit me përkthimin, me gjetjen e përkthimit të duhur.

Dhe duke u marrë me këtë jam marrë me fjalët, situatat, emocionet e veprës, për vënien në skenë kanë qenë dy muaj shumë intensive, me një dëshirë shumë të madhe.

Natyrisht Elektra është shumë e vështirë, çdo fjalë e lëshuar është një arie brilante.

Çdo fjalë e Sofokliut, shumica e thënieve të tij janë postulate filozofike që studiohen në shkolla, qoftë në filozofi, letërsi, teatër, janë gjëra shumë të rëndësishme që i thonë personazhet.

Ne kemi një këndvështrim tonin për Sofokliut, por pa pretenduar se themi një gjë të re.

Bëj thirrje që të investohet te teatri i fëmijëve. Imagjino ata që e kanë parë Laura Nezhën te teatri i fëmijëve, dhjetë vite më pas e shohin tek teatri për të rriturit.

Duhen sa më shumë veprimtari që hedhin dritë tek fëmijët.

Nëse i lëmë me lojërat kauçuku dhe me aparatin e celularit, ajo që do vijë më pas do jetë shumë e madhe.

Kemi nevojë për ndjeshmëri.

Ndër të tjera zbuloi se me teatrin shëtitës “Çajupi” kanë qenë në Gramsh, Has, Kukës, ku pritja ka qenë e mrekullueshme.

Shkojmë nëpër qytete dhe nuk shkojmë të bëjmë një shfaqje, por një ditë teatri rresht, tre shfaqje rresht, me mbështetjen e bashkive.

Brenda teatrit shëtitës “Çajupi”, ekziston një seksion i shfaqjeve për fëmijë, tani po mendojmë për shfaqje për adoleshentë.

Ne jemi një teatër jozyrtar, nuk marrim lekë nga shteti. Por fatmirësisht kemi mbështetje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy