Shala: Rama po e lexon Kurtin siç duhet, raporti mes dy kryeministrave po reflektohet mes shteteve (VIDEO)

Shala: Rama po e lexon Kurtin siç duhet, raporti mes dy kryeministrave po reflektohet mes shteteve (VIDEO)

Anëtari i kryesisë së PSD, Asdren Shala, vizitën e ministrit të Jashtëm shqiptar në Kosovë, Igli Hasani i cili deklaroi se sulmi në Banjskë është terrorist dhe se Shqipëria është në NATO, edhe si garanci më e madhe për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, nuk e sheh në kontradiktë me çfarë ka deklaruar Edi Rama, për Shqipërinë në NATO.

Në një lidhje për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se Kosova nuk rrezikohet nga një luftë siç deklaron Albin Kurti.

Me tensionet që po bën Kurti në Veri, mundohet të tërheqë vëmendjen për dështimet e grupit negociator.

Për ne kufijtë e jashtëm garantohet më së miri prej NATO. Kosova rrezikon tension politik të brendshëm, të cilin e zgjidh asociacioni.

Unë mendoj se Rama po e njeh mirë Kurtin dhe po e lexon siç duhet.

Policia e Kosovës ka shfaqur një profesionalizëm të theksuar për menaxhimin e një bande terroriste, më mirë se qeveria, ka pasur koordinim edhe me ushtarët amerikanë.

Për ne policia e Kosovës është në krye të detyrës. Ndaj policisë po shohim një instrumentalizim politik.

Nëse Kurti e ka merak policinë dhe ushtrinë, duhet të kishte qasje ndryshe ndaj tyre.

Kryeministri Kurti dhe Gërvalla kanë përdorur fjalor jo të duhur në raport me DASH, vetë Gërvalla e cilëson BE tigër prej letre.

Po flasim për një qeveri që realitetin ua mund irracionalja.

Gjithë veprimet kundër Serbisë i kanë bërë pa koordinuar dhe gjithçka na është kthyer bumerang.

Shala shtoi se në parim shkon mirë një bashkim i shqiptarëve, për arsye të sigurisë, që si shqiptar do të ishim shumë më të sigurtë, ndaj bashkimi i shqiptarëve është veç pozitiv dhe gjeneron më shumë bashkëpunim.

Raporti mes dy kryeministrave po reflektohet mes dy shteteve, edhe pse mirë do të kishte qenë që interesi i shqiptarëve të vihej në radhë të parë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy