
Kryebashkiaku i Vorës Fiqri Ismaili i është kundërpërgjigjur ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në lidhje me akuzat se Ismaili ka braktisur qytetarët. Ai ka akuzuar Veliajn se përmbytjet që janë shkaktuar në zonën e Vorës kanë ardhur si pasojë e lëshimit të ujit të liqenit të Kasharit pa paralajmëruar.



