Trageti i linjës Sarandë-Korfuz është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të diele.
Bëhet me dije se trageti është djegur pjesërisht dhe për pasoja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Njoftimi: Sarandë/Informacion Paraprak
Rreth orës, 12:00, në kalatën e Portit Sarandë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht trageti me emrin “Santa”, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimi zjarrfikës në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur evakuimin e pasagjerëve të cilët ishin në pritje për tu imbarkuar në traget dhe shuarjen e zjarrit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe shkakun e rënies së zjarrit.



