
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një postimi në rrjete sociale ka reaguar për protestën e mbajtur nga Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratikë.
Me një mesazh të koduar, duke përdorur citimin e aktorit amerikan John Wayne, Rama shkruan se, “jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë”.
Duket se referuar roleve të Wayne-it, kryeministri ka paralelizuar situatën në selinë blu me ato në filmat western dhe kryesisht ato më tematikë lufte.



