Dhuna mbi protestuesit, Macaj: Punonjësit e policisë kanë nevojë për trajnim mbi të drejtat e njeriut

Dhuna mbi protestuesit, Macaj: Punonjësit e policisë kanë nevojë për trajnim mbi të drejtat e njeriut

Kryetari i Sindikatës së Shërbimeve Policore të Shqipërisë, Valentin Macaj, e sheh të nevojshëm trajnimin e punonjësve të policisë, për t’u njohur më mirë me të drejtat e njeriut, kodin e etikës dhe strategjitë e menaxhimit të situatave të protestave të dhunshme. Në një bisedë në Skype me studion e lajmeve në TvT, Macaj tha se kjo konstatohet nga protesta e djeshme për Teatrin, por edhe nga rasti i dhunimit të një 15-vjeçari pak ditë më parë nga efektivë të policisë.  

Punonjësit e policisë kanë nevojë për psikolog, për një trajtim të veçantë. Ata kanë nevojë për orë teorie për të njohur të drejtat themelore të njeriut, kodin e etikës, duhet të neutralizojnë iniciuesit e dhunës në raste protestash”, tha ai.

Lidhur me protestën e djeshme, ku pati raste të dhunës ndaj të rinjve nga ana e policsë, të cilat u evidentuan edhe në raportin e Avokatit të Popullit, Macaj tha se situata u gjenerua nga elementë politikë. Ai shtoi se duhet marrë parasysh edhe fakti se forcat e policisë kanë qenë intensivisht në krye të detyrës gjatë situatës së pandemisë.

Punonjësit e policisë janë si qytetarët e thjeshtë. Ngjarja e djeshme mund të ketë pasur dhe tejkalime të masave kufizuese. Eksponentë luftënxitës politikë, që provokuan punonjësit e policisë. Kjo nuk do të thotë se ne justifikojmë dhunën e paprecedentë, që janë nën një trysni të jashtëzakonshme. Kanë kaluar 60 ditë që punonjësit e policisë janë të vetmit në vijën e parë. Reagimi i djeshëm nuk justifikohet. Politika që u përfshi në ditët e fundit ndoshta për kapital politika apo për të kapur një kauzë precipitoi në dhunë dhe në disa raste të pajustifikuar. Kjo është e pafalshme. Avokati i Popullit para se të bëjë deklarata politike duhet të verifikojë. Është e pafalshme të preket femra, dikush duhet të mbajë përgjegjësi, por nuk duhen futur në një thes punonjësit e policisë. Ata po përballojnë një punë prej 60 ditësh. Nën një trysni të jashtëzakonshme. Kishin mbi 12 orë pa ujë dhe ushqim, nën temperaturën e lartë. Asnjë urdhër i shkruar nuk është për të përdorur dhunë”, tha ai.

Sa i takon efektivëve të policisë pa numër serial në uniforma, Macaj tha se duhen hetime nga Shërbimi i Kontrollit të Bredshëm.

Pa numër serie. Çfarë do të thotë kjo? Është një problem që duhet hetuar nga SHKB-ja. Numri personal është si letërnjoftimi, kjo është shkelje”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy