
Pedagogu Ervin Goce në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN tha se një problem që po vihet re në universitetin e Tiranës është shtimi i pedagogëve dhe ulja e numrit të studentëve.
Sipas Goces universiteti është kthyer në një mekanizëm elektoral, ku pedagogët që punësohen vihen nga pushteti në mënyrë që në zgjedhje ti votojnë.
“Në 2010 para se të vinte kjo qeveri dhe është e vërtetë që ka një tendencë që universiteti ka ardhur drejt një zvetënimi dhe një lloj dobësimi që ka sjellë pasoja katastrofale për arsimin në vend. Më shqetëson shumë që del rektori me ministren në krahë dhe përdorin të njëjtat terma. Ç’punë ka rektori të dalë me ministren dhe ai duhet të komunikojë me publikun e vet që janë studentët dhe pedagogët.
Një institucion që nuk bënë një analizë të vetes dhe nuk hedh ide në mjedisin e vetë normal që ka sjellë rënie të vazhdueshme . Ajo që shoh si problem që ka shtim të pedagogëve dhe zvogëlim të studentëve, pra është kthyer në një mekanizë2m elektoral që të votojnë kur të vijnë zgjedhjet.
Kur vjen puna për transparencën e shpenzimeve të parave studentët dhe pedagogët janë të painformuar.Studentët janë të shtypur dhe nuk kanë potencialin e tyre për të kërkuar të drejtën e tyre. Sot jemi në një krizë që është mpiksë dhe muaj pas muaji del një krizë pas krizë.”



