Irani ka ekzekutuar një burrë i cili u shpall fajtor për spiunazh për agjencinë e inteligjencës izraelite Mossad, njoftoi të hënën agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars.
Gjyqësori në Iran njoftoi sot varjen e një burri i cili ishte arrestuar në vitin 2023 me akuzën se ishte agjent i Mossadit, shërbimit të inteligjencës së jashtme izraelite, gjatë ditës së katërt të shkëmbimit të sulmeve me raketa midis Iranit dhe Izraelit.
Viktima u identifikua si Esmail Fekri, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm, ndërsa ishte arrestuar në muajin dhjetor.
Irani pretendoi se Fekri ishte në kontakt me dy agjentë të Mossadit dhe u kishte ofruar atyre informacione.
Ekzekutimi, është i treti në javët e fundit që lidhet me kryerjen e spiunazhit në emër të Izraelit.



