Dy të vrarë e dy të plagosur në Lagjen e Spitalit në Prishtinë (VIDEO)

Dy të vrarë e dy të plagosur në Lagjen e Spitalit në Prishtinë (VIDEO)

Një mosmarrëveshje për shkak të kontestit pronësor, ka çuar në konflikt të armatosur dy familjet Mehmeti dhe Rafuna në Lagjen e Spitlait në Prishtinë.

Përleshja me armë zjarri ka ndodhur në pasditen e së enjtes, ku një përson është parë të ketë qëlluar në drejtim të 4 personave të tjerë, dy prej të cilëve gjatë ditës kanë ndërruar jetë në Qendrën klinike universitare në Prishtinë. Ndërkohë që mediat në Kosovë kanë publikuar edhe pamjet e filmuara teksa dorasi qëllon viktimat.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga të shtënat me armë në pasditen e së enjtes në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, fillimisht katër persona janë plagosur.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se lidhur me rastin që ka ndodhur pasditen e së enjtes në Lagjen e Spitalit, janë arrestuar dy persona.

Zëdhënësi Bajram Krasniqi nuk ka pranuar të flasë për arsyet e ngjarjes, ndërsa për të dy familjet që dyshohet se ishin pjesë e konfliktit, ka thënë se kanë jetuar afër vendit të ngjarjes.

Njëri nga katër personat e dërguar në QKUK fillimisht kishte ndërruar jetë, kurse gjatë orëve te mbrëmjes, ka ndërruar jetë edhe personi i dytë i plagosur, konfirmojnë mjekët e QKUK në Prishtinë. Ndërkohë raportohet se gjendja e dy  të plagosurve të tjerë është e rëndë.

Sipas njoftimeve të para nga dëshmitarët rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes pronarit të tokës dhe një kompanie të ndërtimit të objekteve të larta. Ngjarja e rëndë ka ndodhur për konflikte pronësie midis familjeve Rafuna dhe Mehmeti.

Një i vrarë e tre të plagosur në Lagjen e Spitalit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga të shtënat me armë në pasditen e së enjtes në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, katër persona janë plagosur.

Njëri nga katër personat e dërguar në QKUK sapo ka ndërruar jetë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Basri Sejdiu drejtor i ShSKUK.

Sipas tij, gjendja e tre të plagosurve të tjerë është e rëndë.

Ndërkohë paraprakisht, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do te njoftoheni me kohe”, ka thënë ajo për mediat në Kosovë.

Sipas njoftimeve të para nga dëshmitarët rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes pronarit të tokës dhe një kompanie të ndërtimit të objekteve të larta. Ngjarja e rëndë ka ndodhur për konflikte pronësie midis familjeve Rafuna dhe Mehmeti.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se lidhur me rastin që ka ndodhur pasditen e së enjtes në Lagjen e Spitalit, janë arrestuar dy persona.

Zëdhënësi Bajram Krasniqi nuk ka pranuar të flasë për arsyet e ngjarjes, ndërsa për të dy familjet që dyshohet se ishin pjesë e konfliktit ka thënë se kanë jetuar afër vendit të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy